top of page
Drug and Syringe

Analgjezik

CODAMOL (Paracetamol 500mg + Codeine phosphate 30 mg) 

Kujdes! Analgjezik opioid

Codamol është e indikuar për adultët dhe adoleshentët (mosha 12-18 vjeç) për simptomat e trajtimit dhimbjeve të moderuara ose të rënda për te cilat nuk ka reagim ndaj analgjezikëve të tjerë si paracetamol apo ibuprofen të marra me vete.

Adultët dhe adoleshentët (12-18vjeç):

Doza e rekomanduar është 1-2 tableta  e cila varet nga intensiteti i dhembjes. Intervalet më të shpeshta janë 1- 3 herë në ditë, por jo më pak së çdo 4 orë.

Moshat e treta:

Doza fillestare duhet të përgjysmohet, në krahasim me dozën e rekomanduar për adultët, dhe mund të rritet më vonë.

Zomorf 60mg dhe 100 mg (morphine)

Kujdes! Analgjezik opioid

Zomorph kapsulë i përket grupit të barnave të quajtur analgjezikë opioid.

Përdorimi

Adultë:

1 kapsulë çdo 12 orë

Moshat e treta:

Mund të përshkruhet dozë më e reduktuar.

Në individët me vështirësi në  gëlltitje, përbërja e kapsulës zbrazet në një lugë me ushqim gjysmë solid.

DOLONICA 10 mg (oxycodone hydrochloride)

Kujdes! Analgjezik opioid

Dolonica përdoret për trajtimin e dhimbjeve të forta, të cilat mund të menaxhohen në mënyrë adekuate vetëm me analgjezik oipoid.

Dolonica indikohet vetëm në adultë dhe adoleshentët e moshës 12 vjeç e lart.

Përdorimi:

Adult dhe adoleshentë (12 vjeç e lart)

Doza e zakonshme fillestare është 10 mg në intervale 12 orëshe. Doza mund të rritet deri në 400 mg.

Morfine HCl Expharma 10 mg (Morphine hydrochloride trihydrate)

Kujdes! Analgjezik opioid

Përdorimi:

Doza fillestare e rekomanduar është 10-20 mg çdo katër orë.

Doza rritet në varësi  të tolerancës dhe ashpërsisë së dhimbjes suaj.

Moshat e treta:

Rekomandohet dozë më e vogël se tek adultët.

Përdorimi në fëmijë ose adoleshentë:

Fëmijët e moshës mes 3 dhe 5 vjeç:

Doza e rekomanduar është 5 mg  në çdo katër orë.

 

Fëmijët e moshës mes 6 dhe 12 vjeç:

Doza e rekomanduar është 5 - 10 mg  në çdo katër orë.

Fëmijët e moshës 12 vjeç e lart:

Doza fillestare e rekomanduar është 10 - 20 mg çdo katër orë.

ACETAMOL ADULT 500 mg tablet (paracetamol)

ACETAMOL i rekomanduar në moshat nga 8 vjec , adoleshentë dhe të rritur.

Përdorimi

Adoleshentët me peshë trupore midis 41 dhe 50 kg (përafërsisht midis moshës 12 dhe 15 vjeç):

Doza e rekomanduar është 1 tabletë, 500 mg, për tu përsëritur nëse është e nevojshme pas 4 orësh, pa i kaluar 6 tableta në 24 orë.

Adoleshentët me peshë trupore mbi 50 kg (përafërsisht mbi 15 vjeç):

Doza e rekomanduar është 1 tabletë, 500 mg, për t’u përsëritur nëse është e nevojshme, pas 4 orësh, pa tejkaluar 6 tableta në 24 orë.

Të rriturit:

Doza e rekomanduar është 1 tabletë, 500 mg, për t’u përsëritur nëse është e nevojshme, pas 4 orësh, pa tejkaluar 6 tableta në 24 orë. Në rast dhimbjeje të fortë ose ethesh të larta, 2 tableta, 500 mg, të përsëriten nëse është e nevojshme pas jo më pak se 4 orë

DIKLORON 75 mg/ 3 ml IM (Diclofenac sodium)
  • Trajtimin e simptomave të, artritit, osteoartritit, artritit reumatoid

  • Trajtimi i dhimbjes në  ankylosing spondylitis

  • Trajtimin e kyçeve të inflamuara gjatë gouty arthritis,

  • Për trajtimin e dhimbjes muskuloskeletore, dhimbjes mbas operacionit dhe menstruacionet e dhimbshme (dismenorrhea)

DIKLORON 1% Gel (diclofenac diethylammonium)

Dikloron është anti-inflamator jo steroid i përdorur në mënyrë topike.

Dikloron rekomandohet në: dhimbje, inflamacion dhe enjtje për shkak të ndrydhjeve, tërheqjeve, dëmtimeve sportive, inflamacion i indeve të buta sëmundje lokale reumatizmale

 

Përdorimi në fëmijë:

DIKLORON nuk rekomandohet për përdorim në fëmijët dhe adoleshentët nën moshën 14 vjeç.

REVAFEN 50 mg/2 ml I.M./I.V (Dexketoprofen)

Përdorimi:

Revafen përdoret  sipas llojit, ashpërsisë dhe kohëzgjatjes së simptomave. Doza e rekomanduar është përgjithësisht 1 ampulë (50 mg) e Revafen çdo 8 - 12 orë. Nëse është e nevojshme, injektimi mund të përsëritet pas vetëm 6 orësh.

 

Mos e tejkaloni një dozë ditore të përgjithshme prej 150 mg Revafen (3 ampula).

Përdoret për trajtimin e dhimbjeve akute mesatare deri në dhimbje të forta, kur marrja e tabletave nuk është e përshtatshme, si psh.:

dhimbja postintervent, kolika renale  dhe dhimbje e fund shpinës.

Përdorimi në fëmijë dhe adoleshentë:

Ky medikament nuk duhet të përdoret në fëmijë dhe adoleshentë (mosha nën 18 vjeç).

Përdorimi te të moshuarit:

Në moshat e vjetra me insuficiencë renale nuk duhet kaluar doza 50 mg Revafen në ditë (1 ampoulë)

Administrimi IV:

Përmbajtja e një ampule (2ml) e REVAFEN duhet të tretet në një volum 30 deri 100 ml në Saline , 5% glukozë ose solucion ringer lactate Solucioni i tretur duhet të jepet si një infuzioni i ngadaltë intravenoz që do të zgjasë 10 deri 30 min.

Administrimi Bolus IV:

 

Nëse ështe e nevojshme, përmbajtja e një ampule (2 ml) Revafen mund të jepet në mënyrë të ngadaltë bolus intravenoz mbi, por jo më pak se 15 sekonda.

bottom of page